“Shqipëria nuk e ka shkelmuar ende ‘murin turistik’ mbi Evropë, por tashmë është ngjitur në listën e destinacioneve më të kërkuara nga vizitorët e huaj! Turistët hungarezë kanë filluar ta zbulojnë gjithnjë e më shumë!”
Media hungareze “Player”, i ka kushtuar një artikull Shqipërisë, kryesisht për vijën bregdetare, por pa harruar Beratin, Krujën dhe Tiranën.
Teksti përmban lëvdata për bukuritë natyrore për të cilat Shqipëria po shquhet vazhdimisht në media ndërkombëtare.
Gazetari Oszkár Rétsági, ka shkruar për të përditshmen hungareze se vendpushimi më i famshëm është Ksamili me një vendndodhje përrallore, një fshat i vendosur në një gadishull të ngushtë të kufizuar nga deti Jon dhe liqeni i Butrintit.
Turistët hungarezë kanë filluar të zbulojnë gjithnjë e më shumë për plazhet e ndryshme, që nga Vlora, Dhërmiu, Borshi dhe Durrësi.
“Atraktiviteti i Shqipërisë qëndron në faktin se ajo ende nuk është përfshirë plotësisht nga globalizimi, por kjo është edhe e meta e saj: është Ballkani dhe duhet të jesh i përgatitur për këtë. Njerëzit nuk u socializuan me turizëm dhe as komunizmi nuk kaloi pa lënë gjurmë. Kryeqyteti Tirana nuk është një lara-lara”, shkruhet në artikullin i cili shoqërohet me shumë peizazhe si nga shtëpitë e famshme të Beratit ashtu dhe Kalaja e Krujës.