Norma e arkëtimit ndaj faturës pararendëse të energjisë elektrike në vendin tonë ka shënuar vlera pozitive në 8-mujorin e parë të këtij viti. Sipas Furnizuesit të Shërbimit Universal dhe OSHEE në periudhën Janar-Gusht 2023 në total janë arkëtuar 55.4 miliardë Lekë ose në vlerën 97.3%.
Krahasuar me vitin 2022 kjo vlerë ka një rritje në masën 1.4% më shumë gjatë 2023 sipas shifrave zyrtare. Duke iu referuar shifrave të Furnizuesit të Shërbimit Universal, elementët bazë të mësipërm dëshmojnë angazhimin për arritje të objektivit vjetor me një total prej 80 miliardë Lekësh.
Nga ana tjetër reduktimi i humbjeve në rrjet për herë të parë ka zbritur në nivelin 19.15% gjatë periudhës Janar-Gusht të këtij viti, me një reduktim prej 1.27% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ndërsa sipas OSHEE gjatë sezonit të verës nga Qershori-Gusht, ku konsumi është më i lartë, reduktimi i humbjeve në rrjet ishte brenda objektivave, në 16.59% thuhet në shifrat zyrtare.