Me hyrjen e Shtatorit, numri i turistëve që vizitojnë institucionet e kulturës vazhdon të jetë i njëjtë si në muajt e verës. Siç e tregojnë edhe këto pamje, muzetë janë plot me të huaj që janë kureshtarë për të njohur historinë e vendit tonë.
Muzeu Historik Kombëtar, mbetet muzeu më i vizituar në vend. Vetëm në Gusht në muze kanë hyre 14.573 turistë. Nga janari deri në gusht në Muze kanë hyrë mbi 59 mijë turistë 100% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
Pas Muzeut Historik Kombëtar, ai që ka tërhequr vëmendjen është edhe Muzeu Shtëpia me Gjethe, që këtë gusht ka pritur 48% vizitorë më shumë se gushti i kaluar.
Po aq të lartë janë edhe shifrat e këtij tetë mujori të parë të cila kanë regjistruar 53% më shumë vizitorë se në janar-gushtin e vitit të kaluar. Parqet arkeologjike, kalatë dhe muzetë, janë të vetmet hapësira që kanë turistët në çdo muaj të vitit.