Në orët e para të mëngjesit të sotëm ka mbërritur në portin e Vlorës, anija kroçere, La Bella Del Adriatique me 167 turistë.

Turistët janë të vendeve të ndryshme si Franca, Kanadaja, Zvicra, Britania e Madhe, Belgjika e Maroku.

Kroçera vjen nga porti i Dubrovnikut dhe do të qëndrojë një ditë në porin e Vlorës ku do të zhvillojë turret e ndryshme dhe më pas do të niset për në portin e Korfuzit.