Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali priti sot në një takim ambasadorin e Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca.
Duke e cilësuar Sorecën, një mik të mirë të Shqipërisë dhe shqiptarëve, Spiropali theksoi se për Shqipërinë, Bashkimi Europian nuk është një nga zgjedhjet, por e vetmja zgjidhje.
*Statusi i plotë*
🇦🇱🇪🇺| “Kënaqësi që prita sot Ambasadorin Soreca, i Ngarkuari me Punë i Delegacionit të BE-së në Tiranë, mik i mirë i Shqipërisë dhe i shqiptarëve. 🤝
✅ Për Shqipërinë, Bashkimi Europian nuk është një nga zgjedhjet, por e vetmja zgjidhje.
Mbështetja e familjes së madhe Europiane, duke nisur nga forcimi i marrëdhënieve politike, ekonomike, e duke vijuar me mbështetjen e jashtëzakonshme për demokratimizim e institucioneve, shtetin ligjor & të drejtat e njeriut janë vetëm një pjesë e kontributit madhor që partnerët tanë kanë dhënë në kaq vite #mision.
🔛🔝Të rinjtë gjishashtu janë në themel të politikave të BE-së dhe ndihma për ta tanë nuk ka munguar, jo vetëm me fonde të caktuara por edhe duke i bërë pjesë të nismave me impakt social, politik dhe jo vetëm.
Programi ‘EU4Schools”, për rindërtimin e 60 objekteve arsimore në 11 bashkitë më të prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit, 2019, si dhe mbështetja financiare për Shqipërinë për të trajtuar pasojat ekonomike të pandemisë Covid-19 meritojnë falënderim të posaçëm.🙏🏻
👐🏻 Në vijim i shpreha mirënjohje Ambasadorit Soreca për mbështetjen e tij të palëkundur dhe theksova se për Shqipërinë integrimi në BE është thelbësor, një agjendë me kah të pandryshueshëm.”- shkruan Spiropali.
Kujtojmë se më 19 korrik 2022 në Bruksel, u mbajt Konferenca e Parë Ndërqeveritare midis Shqipërisë dhe BE-së, një moment historik i rrugëtimit të integrimit evropian të Shqipërisë dhe një hap më afër në realizimin e aspiratës së popullit shqiptar për të qënë pjesë e familjes evropiane.