epa07994871 European Commissioner-designate in charge of neighborhood and enlargement policy, Oliver Varhelyi from Hungary during his hearing before the European Parliament in Brussels, Belgium, 14 November 2019. EPA-EFE/OLIVIER HOSLET

Komisionari evropian për zgjerim, Oliver Varhelyi ka dënuar ashpër sulmin kundër Policisë së Kosovës orët e para të mëngjesit të sotëm (24 shtator), ku mbeti i vrarë një polic dhe një tjetër u plagos.

Në një reagim në platformën “X”, si u shpreh se “dhuna duhet të ndalet menjëherë”, ndërsa ka bërë thirrje për hetim të plotë të ngjarjes.

Reagimi i plotë

Dënoj fuqishëm sulmin kundër Policisë së Kosovës. Dhuna duhet të ndalet menjëherë. I dërgoj ngushëllimet më të thella familjes së policit të Kosovës që vdiq sot në mëngjes dhe i uroj shërim të shpejtë të lënduarve. Mbështesim punën e EULEX-it dhe KFOR-it në terren dhe bëjmë thirrje për hetim të plotë.