Shqipëria do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant gjatë orëve të paradites.

Pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të lehta në të gjithë zonën malore duke lënë zonat e ulëta dhe të gjithë vijën bregdetare nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta. Gjatë natës pritet që vranësirat të shtrihen në një pjesë të mirë të territorit por nuk priten reshje.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 35°C. Era do te fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri në 35 km/h nga drejtimi Jug – Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.