Janë 300 mld euro të propozuara nga ekipi i Europës, për të financuar sfidat dhe prioritetet e zhvillimit. Kështu u shpreh Presidentja e Komisionit Europian në forumin “Global Gateëay”, ku i pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama.

“Shtetari dhe poeti Gëte shkroi se ai që nuk ecën para do të ecë pas. Kishte të drejtë, jemi këtu për të ecur përpara së bashku. Sulmi i Hamas në Izrael, agresioni rus. ka nxitur më shumë konfliktet, jemi në një krizë të klimës, ende po marrim veten nga pandemia që shkatërroi jetesën. Janë sfida që kërkojnë bashkëpunimin tonë. Kërkohen investime për të pasur më mirë punonjësit, ja pse ekipi i Europës ka propozuar programin më të madh të investimeve globale, 300 mld euro për të financuar, e për të ndërtuar infrastrukturë të pastër.

Portali global ka përmasat për të sjellë një ndryshim, paraqet një qasje të re ndaj projekteve të mëdha të infrastrakturës. Ka të bëjë më zgjedhje më të mira për vendet. Alternativat e investimeve janë jo vetëm të kufizuara, por vijnë më cmim të lartë dhe janë punonjësit që e paguajnë këtë cmim.

Asnjë vend nuk duhet të gjendet në një situate ku e vetmja alternativë për të financuar infrastrukturën e vet, është të shesë të ardhmen e vet. Ne e dimë që siguria jonë ndërtohet mbi sigurinë tuaj dhe anasjelltas. Rezistenca jonë është më e madhe kur ju jeni më rezistentë. Kështu fitojmë të gjithë dhe ja pse Europa ka zgjedhur të jetë më e ngushtë me miqtë e saj,” u shpreh ajo.