Fermeri Luan Nushi në Devoll, me mbështetjen financiare nga programi IPARD II, ka ndërtuar një pemëtore model të prodhimit të mollëve. Luani ka investuar në pemëtore, fidanë të çrtifikuar dhe prodhon mollë të cilësisë së lartë, destinuar për tregun vendas dhe eksport.

Pajisur me rrjeta antibreshër dhe investim në mekanikë bujqësore, Luani arrin një prodhim prej 40 kv për dylym. Qarku i Korçës mban numrin më të lartë të investimeve IPARD në pemtari, ku numërohen 17 përfitues, me një grant prej 1,22 milionë euro.