Arbana dhe Eduarti ndodhen në Itali e teksa po shijojnë pushimet atje, moderatorja ka postuar një foto të saj ku shfaqet mjaft elegante. Arbana shihet e veshur një këmishë ngjyrë lejla dhe një fund të zi me një të çarë në njërën këmbë. Veshjen e ka kombinuar me një palë sandale me taka ngjyrë të zezë dhe me një çantë të vogël.

Mirëpo në hapësirën e komenteve përpos komplimentave, Arbana ka marrë edhe kritika për veshjen. Madje një ndjekëse moderatorja nuk ia kurseu përgjigjen.“Epo kështu e kanë VIP-at, zbulohen në disa pjesë të trupit dhe mbi të gjitha harrojnë dhe shqipen… pak nga pak po humbas respektin që kam patur me ty… mos harro je nënë e tre fëmijëve…”, i ka shkruar ndjekësja.

“Elsa një grua mund të ketë dhe 7 fëmijë e prapë të vishet si ti dojë qejfi. Ashtu siç vishet një burrë. Të cilit ti kurrsesi s’do ia lije këtë koment”, i është përgjigjur Arbana.

Këtë koment, Arbana e ka postuar edhe në Instastory duke bërë pyetjen: “Deri ‘sa fëmijë’ mund të veshësh çfarë të do qejfi?”.