Ish-presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales, është përjashtuar nga të gjitha aktivitetet e lidhura me futbollin për tre vjet. Lajmi është bërë i ditur nga mediat spanjolle.

Rubiales, 46 vjeç, puthi në buzë sulmuesen Jenni Hermoso pas fitores së Spanjës në finalen e Kupës së Botës për femra ndaj Anglisë në gusht.

Ai refuzoi të jepte dorëheqjen pas incidentit, por u ndalua përkohësisht nga FIFA. Të hënën, FIFA njoftoi se ai ishte pezulluar për tre vjet për shkelje të nenit 13 të kodit të tyre disiplinor.