Pas pezullimit të fondeve IPARD të Bashkimit Europian, kryeministri Edi Rama tha nga Kroacia se do të ketë korrektime në fushën e administrimit të fondeve të bujqësisë.
“Kemi kërkuar mbështetje direkte për procesin e negociatave dhe duam të përfitojmë sa më shumë mbështetje për turizmin, sigurinë kibernetike, ndihmën aktive në funksion të punësimit, si edhe për të trajtuar në mënyrë specifike raste, siç është rasti që ne kemi aktualisht lidhur me disa korrektime që do bëjmë në fushën e administrimit të fondeve të BE për bujqësinë, se një raste të ngjashëm ka pasur edhe Kroacia dhe na intereson të mësojmë për adresimin struktural që ka bërë qeveria e Kroacia”- tha Rama gjatë konferencës së përbashkët me homologun kroat.