Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Mjeshtrit të Madh, aktorit të humorit Zef Deda. Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj e cilëson Zef Dedën emblemë të humorit shqiptar.
“Fort i trishtueshëm lajmi për ndarjen nga jeta të emblemës së humorit shqiptar, aktorit Zef Deda. U prehsh në paqe Mjeshtër i Madh”, thekson Veliaj.