Shqiptarët po preferojnë që të paguajnë gjithmonë e më shumë nëpërmjet bankave. Kjo konfirmohet edhe nga statistikat e Bankës së Shqipërisë ku verehen se trasaksionet kanë pësuar një rritje të fortë sidomos gjatë këtij viti. Në total në vend gjatë periudhës janar-shtator janë kryer mbi 27 milion trasaksione me karta duke prekur një vlerë prej 315.8 miliarde lekesh.

Vetëm gjatë muajit shtator janë realizuar rreth 3.2 milion trasaksione ose mbi 76 mijë më tepër se një muaj më parë. Përdorimi i parave nëpërmjet kanaleve zyrtare është një tregues shumë i rëndësishëm për uljen e informalitetit në ekonominë shqiptare.

Një shkak për rritjen e trasaksioneve me karta është edhe numri i lartë i turistëve që kanë vizituar Shqipërinë gjatë këtij viti. Sipas Instat, deri në muajin tetor konfirmohen se në vend kanë hyre rreth 9 milionë vizitorë të huaj të cilët pagesat i kryejnë vetëm nëpërmjet bankave. Edhe pagesat me vlerë më të vogël se 1.5 milionë në sistemin bankar kane njohur rritje sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë.