Atmosfera e festave të fundvitit ka trokitur edhe në qytetin e Kavajës.
Qyteti është veshur me dekorin festiv, ndërsa ndezja e dritave u bë përmes një ceremonie të veçante në sheshin e qytetit.
Kryeministri Edi Rama ndau pamje nga dekori i përgatitur për festat e fundvitit.
Pjesë e festës u bënë dhjetëra qytetarë mes të cilëve dhe shumë fëmijëve që dhe iu gëzuan atmosferës së krijuar.
Atmosfera magjike me zbukurime dhe drita shumëngjyreshe të shoqëron në të gjithë qytetin, ndërsa qendra e festimeve do të jetë në “Pazarin e Festave” në zemër të qytetit, ku gjatë gjithë muaji janë planifikuar të organizohen një sërë aktivitetesh.