Ky dokumentar është bërë në kujtim të artistit të madh Mirush Kabashi i cili ndërroi jetë me 5 dhjetor 2023 pas një lufte të gjatë me një sëmundje të rëndë.
Mirush Kabashi ka lindur në Shkodër me 17 prill 1948. Ai u rrit në Durrës por familja e tij ishte me origjine nga Gjakova.

Pasi fitoi konkursin, në vitin 1970 u diplomua për aktor në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë. Në janar të vitit 1971 ai nisi karrierën e tij si aktor profesionist te teatri i Durrësit “Aleksandër Moisiu”, ku punoi mbi 20 vite dhe nga 1991 deri në vitin 1994 ai e drejtoi këtë teatër. Aty u spikat për profesionalizmin dhe për talentin me të cilin i përshtatej dhe përvetësonte çdo personazh që luante. Nga viti 1994 ai nisi një tjetër rrugëtim në televizionin shqiptar si ideator dhe prezantues i programeve artistike.

Përveç teatrit të Durrësit artisti nuk i ka munguar as Teatrit Kombëtar që prej vitit 2002, dhe gjatë karrierës së tij në teatër ai ka vënë në skenë mbi 100 role në të cilat ka luajtur me finesë artistike dhe mjeshtëri. Por roli i jetës ishte personazhi i Sokratit te monodrama “Apologjia e fundit e Sokratit”. Ky rol është konsideruar nga kritika si kulmi i tij artistik, me një interpretim madhështor që e ka mbajtur publikun të emocionuar në çdo moment të kësaj vepre.

Gjithashtu Mirush Kabashi i ka dhënë një kontribut të madh kinemartografiseë shqiptare. Rolet e tij janë popullore dhe të dashura nga publiku. Kujtojmë disa prej tyre si roli i togerit te “Koncert në vitin 1936”, tek Brahushi në filmin “Dora e ngrohtë”, Lismak Voci te “Zëvendësi i grave”, babai i Almës te filmi “Edhe kështu edhe ashtu”, pa harruar edhe rolin e mësuesit te filmi “Nxënësit e klasës time “ por edhe shumë role te tjera, të cilëve ai u dha jetë dhe protagonizëm.
Mirush Kabashi është cilësuar si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë në Shqipëri. Poezinë e kishte armaturë të fortë me të cilën emociononte çdo herë publikun por edhe përcillte mesazhe te forta. Kujtojme “Hakërrimën” e ALi Asllanit apo “Ah moj demokraci” të Pano Taçit, Poemin Kosovar të Mitrush Kutelit etj. Në këto interpretime reflektonte shpirtin e tij rebel ndaj padrejtësive.

Ai ka rrëmbyer çmime të shumta kombëtare dhe ndërkombëtare ku në vitin 1997 në Kajro të Egjiptit, Mirush Kabashi është vlerësuar me “Sfinksin e artë” si interpretuesi më i suksesshëm mes njëmijë aktorëve pjesëmarrës nga dyzetegjashtë vende të botës. Gjithashtu edhe nderuar me titujt e lartë “Nderi i Kombit”, “Artist i Merituar” dhe “Mjeshtër i Madh i Punës”.

Sa i përket jetës personale Mirush Kabashi është martuar me Lolën me të cilën kanë sjellë në jetë dy vajzat e tyre Mendi dhe Eni. Fatkeqësisht me ditën e martë më datë 5 dhjetor 2023, shqiptarët u zgjuan me një lajmërim të trishtë, ku njoftohej që artisti Mirush Kabashi ishte ndarë nga jeta. Ky ishte mesazhi i trishtë që u përcoll nga familjarët e Mirush Kabashit në rrjete sociale.

Artisti prej vitesh luftonte me një sëmundje të rëndë, por pa pushuar asnjë moment së punuari dhe shpresuari se edhe këtë betejë do e mposhte. Lamtumira fizike iu dha Mirush Kabashit më 6 dhjetor 2023 në Muzeun Historik nga familjarë, miq dhe dashamirës të artit të tij.

Dy vajzat e tij Mendi dhe Eni së bashku me bashkëshorten e tij Lola priten ngushëllimet për ndarjen nga jeta në moshën 75-vjeçare të Mirush Kabashit. Prezent ishin edhe personalitete të artit, kulturës por as të politikes nuk munguan…
Për vajzat dhe Lolën ndarja e tij nga jeta ishte tragjike, edhe pse kishte vite qe luftonte me një semundje te rende optimizmi dhe lufta e tij nuk kishin lejuar askend te mendonte se diçka e tillë do ndodhte kaq shpejt. Mendi vajza e madhe pak çaste gjate homazheve të babait te saj u ndal për të rrëfyer për lidhjen e fortë që kishin bashkë dhe për amanetin që ai i la asaj.

Ajo tregoi se dy javët e fundit në spital ishin shumë të vështira për ta. Por Mendi vajza e tij tregon sa krenare është për babanë e saj, për çdo gjë që ai ka lënë, por nuk lë pa përmendur se jeta e tij ndahej mes skenës dhe familjes. Motoja e Mirushit ishte se duhet te kesh 99% punë dhe 1% talent. Ai i përkushtohej edhe gjërave të vogla me shumë pasion, dhe kjo ishte ajo që e bëri një njëri të madh.
Mendi tregon për marrëdhënien ë tyre sat ë ngjashëm ishin, si kuptoheshin me sy…por nuk le pa përmendur edhe pengun e babait të saj, që ai e ndaloi të merret me art. Por ky peng u kthye ne amanitin e tij per Mendin, se ne momentet e fundit ai I ka thënë se “Do iki unë por do vish ti, tani je ti bab!”

Miqtë e tij, njerëz te artit dhe personalitete u bënë pjesë e këtij homazhi për një takim të fundit me Mirush Kabashin dhe për t’i shprehur ngushëllimet familjareve të tij. Të përlotur dhe me dorën ne zemër artistë si Robert Ndrenika, Roza Anagnosti, Ndriçim Xhepa, Alfred Trebicka, Timo Flloko Luftar Paja, Kastriot Çaushi, Zhani Ciko e shumë të tjerë ju bashkuan homazheve përpara percjelljes ne banesën e fundit.