Dita e diel do të jetë nën mbizotërimin e vranësirave të dendura të cilat gjatë orëve të mesditës do të gjenerojnë reshje shiu e dëbore në të gjithë vendin por në sasi të pakta.
Parashikohet që gjatë orëve të pasdites reshjet të zhvendosen drejt zonave përgjatë shtrirjes lindore duke lënë të gjithë pjesën tjetër të vendin nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të dendura por pa reshje.
Orët e vona të natës i gjithë vendi paraqiten me alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë gjatë mëngjesit por mesdita sjell rënie të theksuar të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 15°C.
Era do fryjë mesatare dhe e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 55 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohen dallgë mbi 3 ballë.