Në daljen e tij për mediat, pas përfundimit të mbledhjes dyditore në Lezhë, kryeministri Edi Rama u ndal edhe tek krijimi i ministrisë së re, ku në krye të saj u vendos Blendi Gonxhe.

“Kjo nuk ka lidhje me persona, por me nevojën që sistemi të bëhet më eficent. Dhe kam bërë zgjedhjen e ministrit të ri sepse është nga drejtuesit më të sprovuar dhe më me sukses. Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor ishte një çerdhe korrupsioni dhe fakti që ne arritëm të bëjmë që republika Federale e Gjermanisë, njohjen e patentës tonë i thotë të gjitha, pra është krijuar një institucion shqiptar që mund ta vendosësh në të gjithë hartën, përndryshe nuk të jep gjermania mundësinë të drejtosh një makinë me një patentë pa bërë testin”, tha kryeministri Edi Rama.