Bota kujton sot 27 janarit, Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit. Këtë vit ky përkujtim ndodh ndërsa vijon lufta mes Izraelit dhe Hamasit në Lindjen e Mesme. Kudo janë organizuar aktivitete për të kujtuar çlirimin e kampit nazist të përqendrimit dhe të shfarosjes në Aushvic
Në nëntor 2005 Asambleja e Përgjithshme e OKB-së (Rezoluta 60/7) shpalli 27 janarin Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit. Ajo deklaroi se “Holokausti, në të cilin u vranë një e treta e popullit hebre dhe anëtarë të panumërt të pakicave të tjera, do t`u shërbejë gjithmonë të gjithë njerëzve si paralajmërim nga rreziku i urrejtjes, intolerancës, racizmit dhe paragjykimit”. Gjermania dhe vende të tjera e kishin përcaktuar atë më parë si ditë përkujtimore.
Në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit përmendet shpesh besa e shqiptarit, si një institucion i mbrojtjes dhe mikpritjes tradicionale, ndërsa nënvizohen përpjekjet e Shqipërisë në luftën kundër anti-semitizmit dhe edukimin e të rinjve, që të mos harrohen ngjarjet dhe mësimet e historisë.