Udinese dhe Milan janë duke luajtur për javën e 21-të në Serie A. Ndeshja u pezullua për afro 5 minuta për shkak të thirrjeve raciste nga tifozët e Udineses drejtuar portieri kuqezi, Mike Maignan.

Gardiani njoftoi fillimisht arbitrin në lidhje me situatën jo normale, teksa më pas vendosi të largohej nga fusha. U deshën afro 5 minuta kohë që francezi të qetësohet dhe të rikthehej në fushë, për të rifilluar ndeshjen.