TIRANË- Mjeku kirurg Dervish Hasi është lënë në masën e sigurisë arrest me burg për abuzim seksual, pornografi dhe trafikim i të miturve. Hasi u arrestua dy ditë më parë, pasi prej 2 vitesh abuzonte me një 14-vjeçare dhe e konsideronte si gruan e tij të 4.

42-vjeçari dyshohet se e ka manipuluar të miturën duke përdorur besimin, duke i premtuar se do te bëhej gruaja e tij e katërt. Ndërkohë që në telefonin e personave të përfshirë në këtë ngjarje janë zbuluar se Hasani kishte detyruar të miturën që të bënte marrëdhënie seksuale në grup me disa të tjerë.
Hasi është një person i njohur për policinë, pasi ka qenë edhe i hetuar nga SPAK. Prokuroria e Posaçme kishte dyshime se mjeku ishte i përfshirë në grupin që furnizonte me tritol dhe armë snajper kriminelë brenda dhe jashtë vendit. Me gruan e parë e cila është dhe e vetmja martesë ligjore prej 20 vitesh ka tri fëmijë. Dy vajza pothuajse moshatare me të miturën, që e shfrytëzonte seksualisht prej dy vitesh, si edhe një djalë më të madh në moshë. Me dy gratë e tjera ka nga 2 fëmijë.