Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale një foto me Komisionerin e Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi nga samiti BE-Ballkani Perëndimor që u zhvillua sot në Tiranë.

Në foton e postuar në ‘Instastory’, Rama shkruan “duke shtyrë procesin”, bashkëngjitur me një flamur të Bashkimit Europian, pra i referohet procesit të integrimit evropian të Shqipërisë.