Një aksident i frikshëm është shënuar këtë pasdite në aksin rrugor “Bilisht-Korçë” në afërsi të fshatit Belorta, me bilanc 5 të plagosur dhe një të vdekur. Policia bën me dije se aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor “Bilisht-Korçë” në afërsi të fshatit Belorta, Korçë, ku automjeti tip “Hyundai” me drejtues shtetasin K. H., 23 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin E. M., rreth 36 vjeç, banues në fshatin Terovë.
Për pasojë, ka humbur jetën drejtuesi i automjetit tip “Volkswagen”, 36-vjeçari Elvis Mizaku dhe janë dëmtuar 4 pasagjerë të automjetit tjetër tip “Hyundai”, shtetaset B. P., D. P., Dh. P. dhe shtetasi A. P., të cilët ndodhen në spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.
Me drejtuesin e automjetit tip “Hyundai” shtetasin K. H., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Paraprakisht dyshohet se aksidenti është shkaktuar nga shpejtësia tej normave të lejuara.