Ndërhyrja e kryeministrit Albin Kurti në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Maqedoninë e Veriut cilësohet nga analistët si një tendencë përçarje totale dhe të dëmshme te faktori shqiptar.
Ismail Tasholli: Nuk ka të drejtë sepse janë territore tjera, Kushtetuta të tjera edhe tjera kontekste juridike. Kjo përzierje është praktikë që krijon shembullin e ‘fesateve’ dhe përçarjeve të panevojshme.
Paramendoni një situatë sikur ata të krijonin një parti brenda territorit të Kosovës ose edhe Tirana të përcillte të njëjtën praktik dhe të krijonte po ashtu këtu parti politike dhe keni parasysh rezultatet e një përçarje totale.
Arbnor Sadiku: Unë mendoj që është një gabim sepse vet shteti i Shqipërisë nuk është duke ndërhy në Maqedoni të Veriut kurse Kosovës i ka dal rend ku ne kemi ende problemet tona.
Kemi mosmarrëveshje të hapura me Serbin e tashti përzihemi ne në punët e Maqedonisë së Veriut, veçanërisht tek partitë shqiptare atje, ku konsideroj që është e pavend sepse këtë rol do duhej ta lunte Shqipëria.
Albin Kurti ka shpallur preferenca e tij duke mbështetur Arben Taravarin si kandidat për president në zgjedhjet e 24 Prillit në Maqedoninë e Veriut.
Dega e Vetëvendosjes në këtë shtet e mbështet atë, si dhe disa parti të tjera opozitare shqiptare për zgjedhjet parlamentare. Të njëjtën praktikë Kurti ndoqi dhe në Shqipëri, ku nxori nga një kandidat për deputet në Tiranë, Lezhë dhe Gjirokastër në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.