Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken ka reaguar lidhur me memorandumin e bashkëpunimit që është firmosur në Shqipëri për shkëmbimet akademike.

“Njerëzit tanë janë forca jonë më e madhe dhe programet e shkëmbimit si Fulbright Program, janë një investim në adresimin e sfidave tona më të vështira globale. Sot, u takova me të diplomuarit, të cilët po punojnë për të ndërtuar një botë më demokratike, paqësore dhe më të begatë.”