Disa pamje të rënda që vijnë nga kufiri mes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut po bëjnë xhiron e botës dhe janë dëshmi i përshkallëzimit të keqtrajtimit të emigrantëve në kufinjtë evropianë.
Sipas grupeve të të drejtave të njeriut, burra të zhveshur dhe në temperatura shumë të ulëta janë detyruar të kthehen nga kufiri serb në Maqedoninë e Veriut.
Video-t e publikuara nga prestigjiozja The Guardian, që i janë dërguar nga një OJQ në Maqedoninë e Veriut, Legis tregojnë burrat thuajse të zhveshur duke ecur në këmbë në një pjesë rruge afër kufirit Serbi – Maqedoni.
Legis thotë se video janë filmuar nga një banor vendas në afërsi të fshatit Lojanë, afër kufirit me Serbinë dhe i janë dorëzuar kësaj organizate më 10 shkurt.
OJQ-ja pretendon se incident ishte i dyti gjatë një periudhe 24-orëshë, kur pretendon se më shumë se 50 njerëz u detyruan të zhvisheshin nga autoritetet serbe përpara se të ktheheshin me forcë në veri të Maqedonisë.
Legis thosë se stafi i saj ka arritur të bisedojë me burrat me vonë, të cilat e kanë identifikuar veten si sirianë.
Jasmin Redjepi, president i Legis, tha se kthimet “shqetësuese dhe degraduese” erdhën menjëherë pas një samiti të bashkëpunimit kufitar BE-Serbi, që synonte forcimin e kufirit serb kundër operacioneve të kontrabandës me njerëz.
Edhe pse ka pasur raportime për keqtrajtimin emigrantëve në kufinjtë e tjerë evropianë, Redjepo tha se kjo është hera e para që raportohet në kufirin ndërmjet Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Pamjet poshtëruese/ Emigrantët zhvishen lakuriq në kufirin serb në temperatura nën zero gradë