Romeo Veshaj dhe Heidi Baci mëngjesin e sotëm janë zgjuar duke u puthur dhe përqafuar me njëri-tjetrin në oborrin e shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Në një moment banorja i tha moderatorit që ta shtrëngojë shumë, ndërsa ai nisi të këndojë këngë dashurie.

“Më shtrengo shumë se nuk më vret”– u shpreh Heidi me një buzëqeshje në fytyrë, teksa banori e puthte vazhdimisht në faqe.

Kujtojmë që kohët e fundit dyshja janë parë shumë të afërt, duke nxitur aludimet e publikut se së shpejti ata do të bëhen çift me njëri-tjetrin në këtë shtëpi.