Ditën e sotme pritet të zhvillohet mbledhja e Asamblesë së Partisë Socialiste, cila do të drejtohet nga kreu i saj, Edi Rama. Arseyja e mbledhjes në ftesën që ju është shpërndarë anëtarëve, lidhet me raportimin për përmbushjen e detyrave që iu është lënë në Kongresin e 8 Dhjetorit për të shtuar radhët e çdo organizate socialiste. Rreth 400 anëtarët e asamblesë, vetë Rama, ministrat e deputetët do të mblidhen në orën 10:30 në një restorant në periferi të Tiranës. Për anëtarët e Asamblesë pjesëmarrja në këtë mbledhje është e detyrueshme dhe mungesat do të konsiderohen të pajustifikuara.

Një nga detyrat që ka Asambleja është dhe organizimi i zgjedhjeve në parti brenda marsit nga të cilat do të dalin emrat e kryetarëve të rinj të partisë në çdo bashki, por do të votohet dhe për delegatët e Kongresit. Rama ka kërkuar që mbledhja të zhvillohet me dyer të mbyllura pa praninës e kamerave. Por pas përfundimit të mbledhjes të ketë edhe një deklaratë për mediat për gjetjet dhe problematikat që duhen zgjidhur në kuadër të parapërgatitjeve të PS për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.