Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore Damian Gjiknuri po zhvillon një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kuadër të një delegacioni të Kuvendit të Shqipërisë ku është takuar me kongresmenë amerikanë.
Gjatë ditës së sotme Gjiknuri ka marrë pjesë në aktivitetin tradicional të “Mëngjesit të lutjeve” që mbahet çdo vit në Washington.
I pranishëm në këtë organizim ishte edhe presidenti Joe Biden i cili në fjalën e rastit e vuri theksin te rëndësia e miqësisë dhe paqes mes popujve të ndryshëm pavarësisht origjinës dhe besimeve përkatëse.
Statusi i plotë:
Kënaqësi të isha pjesë e aktivitetit tradicional të “Mëngjesit të lutjeve” që u mbajt si çdo vit në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Të pranishmëve ju drejtua me një fjalë rasti Presidenti Biden i cili vuri theksin tek rëndësia e paqes dhe mirësisë midis popujve të ndryshëm, pavarësisht besimeve dhe origjinës.