Kryeministri Edi Rama thotë se rritja e turizmit në Shqipëri ka ka ardhur nga puna që ka bërë gjatë viteve të fundit qeveria socialiste.
Në emisionin “Opinion”, Rama tha se deri para 5 vitesh në vendin tonë nuk afroheshin investitorët e huaj, pasi ishte krijuar perceptimi i keq për të zhvilluar biznes apo projekte të ndryshme.
Sipas tij” fytyra” e Shqipërisë ndryshoi për shkak të rilindjes urbane dhe investimeve të vazhdueshme të qeverisë.
“Unë mund t’ju trego shumë raste të tjera komunikimesh me investitor të mëdhenj të cilët vijnë. unë q ënë ditën e parë kam hyrë në zyrë përpiqem ti ftoj në Shqipëri, ju lutem etj etj. Gjë e cila ka qenë vështirë 5 apo 6 vitet më parë askush nuk vinte të investonte në turizëm. Shqipëria nuk është modë, e kemi bërë ne mod. Shqipëria sot është bërë një emër për të cilin flitet kudo dhe flitet mirë. Kjo nuk ka ardhur nga qielli apo e ka sill koha… Shqipëria në 5 vitet e para të qeverisë sonë, nuk afronte dot investitorë sepse ishte mbuluar nga velloja e zezë e perceptimit që nuk mund t’i afroheshe. Nuk ka lidhje NATO fare me Shqipërinë turistike dhe me modën. U bë siç e tregon historia e emisionit “Opinion”. Deri para 6 vitesh dhe p[o të doje ti të promovoje Shqipërinë turistike nuk e bëje dot, por ishte rilindja urbane. Pak nga pak filloi të ndryshojë fytyra e Shqipërisë”,-tha Rama