Gjyqtarja e Gjykates se Posacme kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar, Irena Gjoka, duke dale pas nje seance te Komisionit te Pavarur te Kualifikimit, KPK, i cili ne vendimin e dhene e ka cilesuar ate si figure te paster. Ne perfundim te procesit te rivleresimit kalimtar, i njohur ndryshe si procesi i vettingut, Gjoka kaloi tre shtyllat e vleresimit, anen profesionale, pasurine dhe integritetin. /r/n/r/nJudge of the Special Court against Corruption and Organized Crime, Irena Gjoka, leaves a session of the Independent Qualification Commission, IQC, which confirmed him on duty. At the end of the process of revaluation, otherwise known as the process of vetting, Gjoka passed the three pillars of revaluation, such as background, assets and proficiency.

Këshilli i Lartë Gjyqësor me anë të një deklarate për mediat, ka reaguar, pas akuzave publike të bëra ndaj gjyqtares Irena Gjoka. KLGJ shprehet se këto janë deklarata të përsëritura. Sipas Këshillit të Lartë Gjyqësor, ndaj Gjokës ka një përndjekje mediatike.

joftimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor:

Këshilli i Lartë Gjyqësor, si organ i ngarkuar nga Kushtetuta për të garantuar pavarësinë, përgjegjshmërinë dhe mbarëvajtjen e pushtetit gjyqësor, ka ndjekur me vëmendje zhvillimet e fundit sa i përket deklaratave publike në media nga persona publik dhe mbrojtësve të tyre në procesin penal, të cilat në përmbajtjen e tyre cënojnë rëndë figurën dhe dinjitetin e znj. Irena Gjoka, me detyrë gjyqtare pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Këshilli vëren me keqardhje se këto deklarime të përsëritura publike në media përbëjnë sulm ndaj gjyqtarëve për shkak të detyrës, duke synuar kompromentimin e pavarësisë së gjyqësorit, nëpërmjet përndjekjes mediatike.

Njëkohësisht, Këshilli i Lartë Gjyqësor vlerëson se këto qëndrime jo vetëm që ndikojnë negativisht në besimin e publikut ndaj pushtetit gjyqësor por edhe krijojnë imazhin e gabuar mbi veprimtarinë e gjyqtarëve gjatë ushtrimit të detyrës me synimin për t’i detyruar ata të japin vendime në kundërshtim me parimet e pavarësisë dhe paanësisë.

Gjithashtu, Këshilli i Lartë Gjyqësor thekson se avokatët në bazë të ligjit dhe kodit etik profesional, duhet të sillen me respekt, ndershmëri dhe integritet kundrejt gjykatës, në funksion të përfaqësimit të interesave të klientëve.

Këshilli i Lartë Gjyqësor fton të gjithë aktorët të respektojnë gjyqtarët dhe impenjimin e tyre në forcimin e shtetit të së drejtës, pasi dhënia e drejtësisë duhet të jetë e çliruar nga çdo lloj ndikimi apo ndërhyrjeje nga subjektet publike apo private.

Në respektim të dispozitave ligjore në fuqi, sjellim në vëmendje se mjeti ligjor për të kundërshtuar një vendim gjyqësor është ankimi në një gjykatë më të lartë.