Vajza e re e “Për’puthen”, Erika, i ka trazuar së tepërmi ujërat, teksa duket se ‘syrin’ e ka te Buçi. Por burime ekskluzive për Iconstyle kanë zbuluar se, konkurrentja është në një lidhje me Albi Zhukën i cili ka qenë pjesë e formatit por tani është një ish-konkurrent.

Siç shihet edhe në foton që ka mbërritur në redaksinë tonë, Erika dhe ish-konkurrenti shfaqen shumë të afërt në krahët e njëri-tjetrit, ku duket se ndodhen në ambientet e një lokali në kryeqytet.

Pak ditë më parë, Erika shprehu hapur pëlqimin për Buçin, madje pati edhe një takim me të ku nuk munguan skenat e nxehta, puthjet dhe përqafimet.

Fotoja me ish-konkurrentin vetëm sa i trazoi ujërat dhe vuri në pikëpyetje transparencën e emisionit. Në këtë rast, Erika është në shkelje të rregullores.