Pas marrëveshjes midis mazhorancës dhe opozitës për ngritjen e komisioneve parlamentare dhe që u miratuan me shumicë votash seancën e mbrëmjes së shkuar të Parlamentit, demokratët nuk kanë humbur kohë duke thirrur komisionin hetimor. Ashtu siç ishte përcaktuar, ka nisur mbledhja, por me shumë zhurma nga të pranishmit.
Deputetja Albana Vokshi është ajo që do të drejtojë komisionin e sterilizimit dhe atë të Check-Up.
“Nuk është vetëm shpërdorim detyre, por është korrupsion në të gjitha nivelet e qeverisë. Nuk duhet të bëhemi mburojë për këtë proces. Me 200 milionë euro mund të ishin bërë spitale të reja, qendra shëndetësore dhe të ishin rritur pagat e mjekëve dhe infermierëve. Si pikë e parë e rendit të ditës është konstituimi i këtij komisioni. E deklaroj hapjen e këtij komisioni, përbërja e tij komisioni është miratuar.”, tha Vokshi.
Me pas deputeti Ndreca i ka terhequr vemendjen Vokshit te Rithemelimit ku i ka thene se Komisioni Hetimor eshte duke nxjerre konkluzione pa nisur procesi.