Ish-ministri i Ekonomisë dhe deputeti socialist, Nasip Naço u thirr në SPAK për aferën CEZ-DIA. Rreth 1 orë e 30 minuta Nasip Naço u pyet mbi këtë çështje dhe rolin e tij si ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës gjatë periudhës 2011 – 2012.
I ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report TV, juristi Romeo Kara, denoncues i kësaj afere, thotë se nuk është vetëm Ilir Meta i kallëzuar, por edhe Sali Berisha.
“Nasip Naço është njeri që ka dijeni për këtë çështje dhe ka vajtur për këtë cilësia. Nuk është vetëm Meta i kallëzuar është edhe Berisha.
Për Berishën duhet të zbresë një shpallje nga lart ta pyesin. Ju treguat një numër të madh dosjesh. 17 dosje i ke nga çështja e privatizimit të pa çuar as për hetim.
Për mua ngelet korrupsioni kryesor. Ajo dosje ndodhet në Gjykatën e Lartë sot. Berisha e ka ndarë qeverisjen me pashallëqe.
S’ka bërë veprimet e duhura për të mbrojtur interesat e shtetit shqiptar. Është përfshirë ERE dhe ka dhënë vendim në trysni”- tha Kara.