Nga e hëna në vendi parashikohet mot kryesisht i qëndrueshëm. Kjo situatë vjen si pasojë e aktivitetit më të theksuar të dy anticikloneve, ai i Azoreve dhe ai Afrikan të cilët janë ngritur më lartë në gjerësitë gjeografike. Në këtë mënyrë ky aktivitet i tyre pritet të sjellë mot të qëndrueshëm dhe temperatura në rritje (tashmë zyrtarisht në periudhën e pranverës) edhe pse nuk do të mungojnë depërtimet e qendrave ciklonare me masa ajrore të ftohta.
Ditën e Hënë moti parashikohet me kthjellime por edhe alternime vranësirash kalimtare të cilat ditën e Hënë do të shoqërohen me reshje shiu të dobta dhe afatshkurtra në formën e pikave.
Përjashtim bënë dita e Martë. Temperaturat do të jenë me rritje të lehta përgjatë këtyrë ditëve (kryesisht në vlerat e mesditës), por në vlera mormale të mesatares klimaterike të vendit tonë.