Është dorëzuar në komisariatin e Sarandës, ish-drejtori i Agjencisë së Legalizimeve Mariel Murati, i cili ndërtoi pa leje dhe legalizoi hotelin 7 katesh mbi portin e Sarandës.

Gjithashtu ky shtetas është shpallur dy herë në kërkim pasi, para 1 muaji ndaj tij është bërë kallëzim penal për ngacmim seksual dhe kërkim favoresh seksuale në këmbim të vendit të punës.