A jeni një peshk ? Atëherë duhet të keni thënë ose ndjerë të paktën një herë siç ne do të përshkruajmë më poshtë!
1-Unë jam një Peshk! Sigurisht që do t’ju them “po”, edhe pse brenda bërtas “jo!” me gjithë forcën që kam dhe nuk kam. Por nuk dua ta prish për ju!
2-Unë jam një Peshk! Të vendos gjithmonë nevojat e mia para të tuave nuk është punë e përditshme për mua, është një mënyrë jetese! Unë gjithmonë kujdesem për të tjerët dhe ku është ai që do të kujdeset për mua?
3-Unë jam një Peshk! Sigurisht që do të të shikoj seriozisht në sy, do të bëj sikur dëgjoj dhe kuptoj atë që thua, por do të jem i mbyllur në mendimet e mia dhe nuk do të mbaj mend asnjë fjalë nga ajo që ke thënë!
4-Unë jam një Peshk! Ikja nga realiteti kur gjërat bëhen të vështira dhe të rënda nuk është thjesht e drejta ime, por një detyrim i shenjtë ndaj vetes!
5-Unë jam një Peshk! Muzika nuk është thjesht argëtim për mua: është një mjet për të shprehur të gjitha emocionet që ndjej ose kam brenda.