Edi Rama Kryeministri Shqipëria ka folur ditën e sotme pas mbledhjes së qeverisë. Rama i është përgjigjur pyetjeve lidhur me marrëveshjen e deputetëve në parlament për të vijuar normalitetin. Sipas tij kjo nuk është një negociatë apo marrëveshje por një diskutim mbi të drejtat e palëve. Sipas Ramës mazhoranca si ka refuzuar asnjëherë Komisionet Hetimore, por i është refuar Kushtetueses.

Rama: Nuk kemi shkelur asnjë të drejtë për Komisionet Hetimore. Ne kemi refuzuar iniciativa që në emër të Komisioneve Hetimore shkelnin kornizën e Gjykatës Kushtetuese. Kjo është çështje të drejtash, jo marrëveshje dhe negociata. Deputetët, opozitat apo grupet kanë të drejtë të diskutojnë. Ne Partia Socialiste do tja lëmë në tryezë Kuvendit, sepse Komisioni i Reformës Zgjedhore po i mbaron koha. është krej normale që të jemi me kryetarët e bashkive dhe më vjen mirë që ata kanë bërë detyrën e kryetarëve të bashkive.