Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë deklaratën e parë publike pas sulmit me 150 të vrarë në Moskë. Gjatë deklaratës së tij, presidenti rus e quajti atë që ndodhi të premten mbrëma një sulm terrorist të përgjakshëm dhe barbar, në të cilin dhjetra njerëz paqësorë dhe të pafajshëm ranë viktima.
Putin shprehu mirënjohjen e tij për ekuipazhet e ambulancës, zjarrfikësit dhe shpëtimtarët. “Ata bënë gjithçka për të shpëtuar jetën e njerëzve”, tha ai. Putin e shpalli 24 marsin ditë zie për të gjithë Rusinë.
“Autorët u nisën drejt Ukrainës, ku u ishte përgatitur një “dritare” pritjeje”, kriminelët dolën për të vrarë gjakftohtë, për të qëlluar rusët në kontakt, ashtu si nazistët dikur bënë. Të gjithë autorët, organizatorët dhe ekzekutuesit e sulmit terrorist do të ndëshkohen me drejtësi”, tha Putin.
🔴 #LIVE: President Vladimir Putin's address following the terrorist attack in Crocus City Hall https://t.co/d7DmNZnhA9
— MFA Russia 🇷🇺 (@mfa_russia) March 23, 2024