Policia e Shtetit ka deklaruar zyrtarisht se Gentian Bejtja është qëlluar nga persona të paidentifikuar në fshatin Larushk të Fushë Krujës.
Autoritetet njoftuan po ashtu se një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.
Njoftimi i policisë:
Krujë/Informacion paraprak
Më datë 15.03.2024, në fshatin Larushk, Krujë, nga persona ende të paidentifikuar është vrarë me armë zjarri shtetasi G. B.
Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.