Kryeministri Edi Rama njofton se një tjetër shkollë është drejt përfundimit në Librazhd.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kreu i qeverisë shkruan se shkolla e Mesme e Bashkuar do të ofrojë kushtet dinjitoze për nxënësit dhe mësuesit e saj. Sakaq thekson se shkolla do të jetë e pajisur me bibliotekë, palestër dhe laboratorë.
“Drejt përfundimit edhe një tjetër shkollë, shkolla e Mesme e Bashkuar, “Muhedin Sherifi” në Librazhd e cila do të ofrojë kushte dinjitoze, shumë shpejt për nxënësit dhe mësuesit e saj, me klasa të reja, bibliotekë, palestër dhe laboratorë”, shprehet Rama.