Trajneri i PSG-së, spanjoli Luis Enrique, tha se është “gënjeshtër” që Kylian Mbappé e ofendoi atë kur sulmuesi u zëvendësua kundër Marseille dhe siguroi se ai është “shumë i kënaqur me qëndrimin e tij”.
“Gjëja kurioze është, se gjithçka që krijohet nga një gënjeshtër, është ajo që ndodh në botën e futbollit. Njëri ka shpikur një fyerje dhe dalin spekulime të të gjitha llojeve. Unë jam 53 vjeç. Tashmë kam një pjesë të trupit të qëruar… që është koka”,- tha trajneri, në konferencën për shtyp në prag të gjysmëfinales së Kupës së Francës kundër Rennes.
Ish-trajneri spanjoll i referohej kështu disa fyerjeve të supozuara që Mbappé shqiptoi kundër tij kur u zëvendësua në minutën e 65-të nga sulmuesi portugez Gonçalo Ramos.
Ylli i PSG-së dhe i kombëtares franceze u largua nga fusha me një gjest serioz dhe shqiptoi disa fjalë që disa i interpretuan në rrjete si ofendime.
“Pas ndeshjeve është një moment i komplikuar, ndihem shumë i lodhur. Por jam shumë i lumtur me të gjithë lojtarët, përfshirë edhe Kylian. Ai ka një sjellje të bujshme”,- shtoi Luis Enrique.