Intervista që bëri ish-konkurrentja e Për’Puthen në “Mos i bjer me top” me Ronaldo Sharkën, bëri bujë të madhe në mediat online.

Ata që dolën të pakënaqur nga kjo intervistë, ishte Bardhi dhe Sara. Gabriela shprehu simpatinë që ajo ka për Bardhin, ku ndër të tjera thotë se i pëlqen si karakter. Foton e tij e mori dhe e futi tek gjoksi, por ajo që nuk i ka pëlqyer Bardhit ka qenë fakti se Gabriela dogji foton e Sarës dhe tha se ajo i përcjell një energji negative.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi reagoi ashpër duke dënuar veprimin e Gabrielës dhe Ronaldos, ku shprehet se këto veprime “kanë bërë Sarën për spital” dhe “nuk kanë arsye pse ta sulmojnë pa i bërë asnjë gjë”. Madje Bardhi u kap keq me Ronaldon, ku e quajti atë “teta Rona”.

Alesia Bami: Pse i bëre këto deklaratat? Për shembull pse e dogje atë fotografi?

Gabriela Arapi: Unë njihem për këto deklarata.

Alesia Bami: Nuk je penduar?

Gabriela Arapi: Jo pse të pendohem? Kujt i dogji le ta mbajë.

Ed ManushI: Po Ronaldo Sharkën si e thërrasin tani?

Gabriela Arapi: Teta Rona.