Zbardhen detaje tronditëse nga sulmi vdekjeprurës që trondit sot qytetin e Sidnejt. Bilanci i sulmit me thikë është 7 viktima dhe disa të plagosur.
Sipas një përfaqësuesi të policisë, katër gratë dhe një burrë dhanë frymën e fundit në qendrën tregtare, ndërsa gruaja e pestë iu nënshtrua plagëve në spitalin ku u dërgua.
Mes viktimave është edhe agresori, i cili u qëllua për vdekje me armë zjarri nga forcat e sigurisw teksa po përpiqej të arratisej.
Sulmuesi hyri brenda qendrës tregtare në periferinë bregdetare të Sidnejt, me thikë në dorë ai iu vu nga pas qytetarëve atje, duke shkaktuar panik dhe ulërima.
Mediat e huaja flasin për tetë të plagosur, mes tyre një foshnje 9-muajshe. Foshnja i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në spital. Dëshmitarët okularë thanë se sulmuesi nuk kurseu as foshnjen, pasi e sulmoi me thikë.
“Fëmija u godit me thikë”, tha një dëshmitar okular për 9News. “Edhe nëna u godit me thikë dhe erdhi me fëmijën dhe ma dha mua ”, tha dëshmitari tjetë.
“Kishte shumë gjak…Shpresoj që fëmija të jetë mirë”, thanë ata.
Policia nuk ka ende një përfundim se pse autori sulmoi me thikë qytetarët.