Për ditën e sotme në vendin tonë do të dominojë një mot relativisht i paqëndrueshëm me alternime vranësirash e kthjellime. Që në orët e para të 24-orëshit vranësirat priten të pasohen me reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në veri. Në orët e mëngjesit reshjet humbasin territor duke u lokalizuar në relievet malore. Më pas pritet ndërprerja e reshjeve në të gjithë territorin. Ndërsa era pritet të jetë e lehtë deri mesatare.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 14 / 19 °C,
në vendet e ulëta: 11 / 21 °C,
në vendet malore: 10 / 17 °C.