Gjashtë nga planetët e sistemit diellor janë gati të rreshtohen për të ofruar një pamje të rrallë. Më 3 dhe 4 qershor, Merkuri, Marsi, Jupiteri, Saturni, Neptuni dhe Urani do të shfaqen në qiell në vijë të drejtë. Nuk është e pazakontë të shohësh dy ose tre planetë afër njëri-tjetrit, por një rreshtim deri në gjashtë është një ngjarje më e rrallë. Kjo është arsyeja pse ky pozicionim i pesë ose gjashtë planetëve të tjerë të sistemit diellor quhet shtrirja e madhe.
A është e rrezikshme shtrirja planetare?
Shpesh mund të dëgjojmë ose lexojmë se ky lloj fenomeni ka ndonjë kuptim të fshehtë, se mund të ndikojë në jetën tonë dhe të paralajmërojë për një ngjarje të ardhshme që mund të ketë pasoja negative ose pozitive në jetën tonë. Kështu që disa do të pyesin veten se çfarë mund të ndodhë me ne nëse planetët rreshtohen. Përgjigja është, asgjë.
Edhe pse gjatë një fenomeni të tillë duket se trupat qiellorë janë afër njëri-tjetrit, ky është vetëm një iluzion i krijuar nga pamja dydimensionale e hapësirës. Në realitet, planetët do të jenë ende në një distancë mesatare nga njëri-tjetri (distanca e tyre varet nga orbita) si më parë. Vetëm neve nga Toka do të duket sikur ata janë duke qëndruar shumë afër sepse sytë tanë nuk mund të regjistrojnë thellësinë, domethënë distancën e vërtetë midis tyre.
Nuk është çudi që në të kaluarën e largët, kur nuk kishte teleskopë dhe kur astronomia si shkencë ishte ende në fillimet e saj, njerëzit besonin se shtrirja e planetëve tregonte një ngjarje fatale. Këto janë ngjarje shumë të rralla dhe është logjike që qytetërimet e lashta, të cilët nuk kishin njohuri për natyrën e vërtetë të planetëve, e konsideronin atë si një rëndësi të veçantë.
Si të vëzhgoni këtë spektakël?
Nëse dëshironi ta shihni këtë spektakël qiellor në orët e para të mëngjesit në fillim të qershorit, mund t’ju nevojiten mjete e duhura për të kryer vrojtimin. Mërkuri, Marsi, Jupiteri dhe Saturni do të jenë mjaft të ndritshëm për t’u parë me sy të lirë, por për të dalluar Uranin dhe Neptunin do të nevojiten dylbi më të forta ose një teleskop, shkruan sciencealert. Shtrirja do të jetë e dukshme nga shumica e vendeve në mbarë botën.
Në çfarë kohe lindin dhe perëndojnë planetët, dhe në çfarë rendi, varet nga cila pjesë e botës e shikoni qiellin e natës. Është më mirë që planetët të “kapen” sa më herët, para se të shpërndahen. Në rajonin tonë, drita e agimit, fatkeqësisht, do ta vështirësojë shikimin e të gjithë spektaklit.