Në Komisionin e Ligjeve është ftuar për t’u pyetur kreu i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani.

Deputeti i PS-së Plarent Ndreca tha se shumë prokurorë nuk zbatojnë vendimet finale të gjykatave. Ai tha se nuk kuptohet nga raporti që është përpiluar nga ILD se çfarë pune është bërë për reformimin e sistemit të drejtësisë. Ndërsa, Metani ka theksuar se ILD nuk është SPAK, duke shtuar se Inspektorati i Lartë i Drejtësisë bën kontrolle dhe vepron me standarde.

Artur Metani: ILD është institucion me transparencë të lartë. Problematike për ILD është mosshqyrtimi i ankesave.

Plarent Ndreca: ILD nuk ka komunikim me Dhomën Kombëtare të Avokatëve. Nuk zbatohen rekomandimet e PP nga prokuroritë. Ka numër të lartë të mospranimeve të rekurseve. Ka raste kur prokurori nuk zbaton vendimin e formës së prerë të gjykatës. Ka sekuestrime pa vlera ekonomike. Nuk ka hetime penale për nxjerrje të sekretit hetimor. Ka nivel të lartë të marrjeve të vendimit në dhoma të mbyllura, jashtë vëmendjes së publikut. ILD, nga sa shohim në raport, nuk shohim se çfarë rezultatesh ka.