Granit Xhaka i ka dhënë Kupën e Gjermanisë Bayer Leverkusenit. Në Berlin, “Aspirinat” fituan 0-1 kundër Kaiserslautern në finale. Duhej supergoli i Granit Xhakës në minutën e 16-të që Leverkusen të harronte humbjen në finalen e Europa League dhe të rikthehej te suksesi.

Edhe pse me një lojtar më pak për më shumë se 45 minuta, kjo pas daljes me karton të kuq të Kossounou, “Aspirinat” ia dolën të siguronin trofeun e dytë këtë sezon pas Bundesligës.

Pas 31 vitesh Leverkusen rikthehet të fitojë për herë të dytë trofeun e Kupës, ndërsa javë më parë fituan titullin e parë në Bundesligë.