Maji konsiderohet si një nga muajt më pozitiv, pasi jemi pak para verës, moti ndryshon për mirë, ditët zgjasin dhe natyra zbukurohet me lulet më të bukura. Megjithatë, për disa njerëz maji i këtij viti të paktën nuk do të jetë aq i këndshëm dhe kjo për shkak se yjet nuk janë shumë të favorshëm për ta.

Nëse i përkisni një prej shenjave të mëposhtme, dijeni se ju presin ditë të vështira:

Libra

Në përgjithësi keni shumë kërkesa nga të tjerët dhe kjo do ta vështirësojë shumë komunikimin me të tjerët. Nuk do mungojnë keqkuptimet. E gjithë kjo sepse Marsi është në shenjën tuaj të kundërt, Dashi, dhe të gjithë e dimë se sa i prirur është ky planet ndaj tensioneve. Mundohuni të qëndroni të qetë si personalisht ashtu edhe profesionalisht.

Cancer

Prisni tensione në punë, të cilat mund të rezultojnë shumë negative për ju. Klima do të bëhet armiqësore dhe konkurruese, ndaj armatoseni me durim dhe mirësi. Bëni të njëjtën gjë në jetën tuaj personale, në të cilën duhet të ndaloni së kujtuari gjërat e mira që keni jetuar dhe idealizimin e situatave, në mënyrë që të mund të ecni përpara.

Pisces

Frustrimi dhe lodhja ju godasin, duke ju bërë të veproni joprofesionalisht dhe duhet të punoni dy herë më shumë për të pasur sukses. Miqësitë që nuk ju ofrojnë më asgjë, prishen dhe ndryshojnë idetë që keni pasur deri pak kohë më parë. Gjërat do të ngatërrohen pak gjatë muajit maj, ndaj mos premtoni asgjë që nuk mund ta realizoni.