Deputeti i Rithemelimit, Luan Baçi është thirrur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme.
Baçi është parë mëngjesin e sotëm të hyjë brenda ambienteve të SPAK.
Nuk dihet ende arsyeja e thirrjes së deputetit të Rithemelimit në SPAK.
Ndërkohë vetë ai, ka deklaruar në Report Tv disa muaj më parë, se ka qenë dhe herë tjetër në SPAK, pasi ndaj tij kishte një kallëzim në Prokurorinë e Posaçme për fshehje pasurie.
Baçi është shprehur në ‘Frontline’ se denoncimi ishte bërë nga një ‘patronazhist në Fier’.
Herën e kaluar në SPAK, Baçi tha se kishte bërë një deklarim pasurie, pasi këtë ia kishte kërkuar një ‘oficer i SPAK’.